Bayern Munih dhe klubi saudit Al Nassr kanë arritur një marrëveshje të plotë verbale për transferimin e Kingsley Coman (29), raporton gazetari i njohur Florian Plettenberg, përcjellë Kërlaçki.
Shuma e transferimit është rreth 35 milionë euro. Sulmuesi i krahut nga Franca do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028, me një pagë vjetore neto që varion nga 20 deri në 25 milionë euro.
Kontrolli mjekësor pritet të kryhet së shpejti. Coman kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Bayern dhe e kishte synuar një transferim në Arabinë Saudite, ndërsa Al Nassr e ka ndjekur prej muajsh. Lajmi, i publikuar për herë të parë në fillim të marsit, pritet të bëhet zyrtar së shpejti.