Orges Shehi: Na mungon Bartelo, jemi gati të luftojmë për kualifikim!

Orges Shehi

Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, ka folur para ndeshjes së kthimit në Irlandë kundër Shamrock Rovers, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Conference League.

Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë, tekniku vlerëson rëndësinë e përballjes së nesërme, duke theksuar se ekipi duhet të tregojë të njëjtin nivel angazhimi dhe përqendrimi për të siguruar kalimin më tej.

“Vijmë këtu pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë dhe e dimë se nesër na pret një përballje vendimtare. Duhet të ruajmë të njëjtin angazhim dhe përqendrim, për të qenë edhe më afër kualifikimit,” u shpreh Shehi në konferencën për shtyp.

Orges Shehi Ballkani
Orges Shehi Ballkani

Sa i përket gjendjes së skuadrës, trajneri bëri të ditur se situata është pozitive, me përjashtim të mesfushorit Batarelos, i cili do të mungojë për shkak të dëmtimit të pësuar në sfidën e parë.

Shehi pret një ndeshje më të vështirë në transfertë, duke paralajmëruar për një kundërshtar më agresiv.

“Presim një Shamrock më agresiv, që do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës, por kemi marrë masat e duhura për t’iu përgjigjur,” theksoi ai.

Ballkani do të kërkojë të mbrojë avantazhin minimal dhe të sigurojë kualifikimin historik në raundin play-off të Conference League.

Ballkani
Ballkani
Nach oben scrollen