Short i mirë edhe për Ballkanin – ky është kundërshtari i “play-off”-it nëse e kalon Shamrockun irlandez

Ballkani

Ballkani ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, nëse arrin të eliminojë Shamrock Rovers.

Skuadra nga Suhareka do të përballet me fituesin e përballjes mes Larne nga Irlanda e Veriut dhe Santa Clara nga Portugalia, përcjellë “Kërlaçki”.

Ndeshja e parë e “play-off” do të zhvillohet më 21 gusht, ndërsa takimi i kthimit është planifikuar më 28 gusht.

Këto duele do të jenë vendimtare për Ballkanin në rrugën drejt fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, gjithnjë nëse fillimisht kalon Shamrockun.

Ballkani vjen pas një paraqitjeje të mirë në rundin paraprak dhe synon të përfundojë këtë aventurë europiane me sukses.

Klubi dhe tifozët kanë shpresë se skuadra do të kalojë edhe këtë pengesë për të siguruar një vend në fazën e grupeve.

Drita mëson kundërshtarin e mundshëm në Konferencë Ligë nëse nuk e kalon Steauan e Bukureshtit

Nach oben scrollen