Olympique Marseille ka nisur bisedimet me Lille për transferimin e mundshëm të Edon Zhegrovës, raporton Fabrizio Romano, eksperti i njohur i transferimeve në futboll.
Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë zyrtarizim nga palët.
Sulmuesi i krahut së fundmi nuk u përfshi në listën e trajnerit të Lille, Bruno Genesio, për kampin stërvitor që u zhvillua në Iserlohn, Gjermani, nga 28 korriku deri më 2 gusht.
Zhegrova prej kohësh nuk është aktiv me ekipin e parë të Lille, ndërsa për të ka shfaqur interesim edhe disa klube të tjera, përfshirë Napoli dhe West Ham United.
Ai ka kontratë me Lille deri në verën e vitit të ardhshëm, por nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një dëmtimi.