Trepça godet fuqishëm: Russell dhe Azil përforcojnë kampionët!

Kampioni aktual i Kosovës në basketboll, Trepça, ka vazhduar të ndërtojë një skuadër ambicioze për sezonin e ri 2025/26, duke shtuar dy përforcime të rëndësishme në repartin e jashtëm: Cedric Russell dhe Mustapha Azil, përcjellë “Kërlaçki”. 

Basketbollisti amerikan Cedric Russell, i cili luan në pozitat 2/1, është përforcimi më i ri i Trepçës.

25-vjeçari së fundmi ishte pjesë e ekipit Traiskirchen Lions në kampionatin austriak, ku në 29 ndeshje regjistroi një mesatare mbresëlënëse prej:

  • 17.2 pikë për ndeshje
  • 38.7% saktësi për 3 pikë
  • 3.7 kërcime
  • 2.2 asistime

Përpara aventurës në Austri, Russell ishte pjesë e ekipit MZT Skopje në ligën rajonale ABA 2, ndërsa karrierën universitare në NCAA e ka zhvilluar me kolegjet Louisiana dhe Ohio State.

Cedric Russell

Ditë më parë, Trepça zyrtarizoi edhe transferimin e reprezentuesit finlandez, Mustapha Azil, një tjetër basketbollist me potencial të madh.

Me këto lëvizje, drejtuesit e klubit mitrovicas po tregojnë qartë ambiciet për të mbrojtur titullin dhe për të arritur suksese edhe në arenën ndërkombëtare.

Mustapha Azil
Nach oben scrollen