Asnjë televizion nuk i transmeton ndeshjet e Dritës në udhëtim – mungesë interesi, pamundësi apo papërgjegjësi?

Asnjë televizion nuk i transmeton ndeshjet e Dritës në udhëtim

Ashtu si në dy ndeshjet e kaluara në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, as sonte nuk do të ketë transmetim televiziv të ndeshjes së Dritës ndaj Steaua Bukureshtit, pasi asnjë medium në vend nuk ka siguruar të drejtat për këtë përballje ndërkombëtare.

Sipas informatave të siguruara nga “Kërlaçki.com”, dy ndeshjet e mëparshme të Dritës ndaj Differdange në Luksemburg dhe Copenhagen në Danimarkë mund të transmetoheshin me një shumë simbolike prej rreth 3,000 eurosh.

Megjithatë, kjo mundësi nuk u shfrytëzua, çka mbase tregon edhe mungesë të interesimit për t’i sjellë tifozëve vendas paraqitjet evropiane të klubeve kosovare.

Pa Liridon Balajn të suspenduar dhe Camilo Mesan të dëmtuar – ja formacioni i mundshëm i Dritës ndaj FCSB-së

Deri më tani, prej takimeve të zhvilluara në udhëtim, vetëm ndeshja e Ballkanit në udhëtim ndaj Florianas është transmetuar në televizion – atë nga RTK.

Ndërkohë, duelet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Dritës, Prishtinës dhe Malishevës janë transmetuar nga KTV, duke përjashtuar udhëtimet jashtë vendit.

Ajo që bie veçanërisht në sy është mungesa totale e përfshirjes së kompanisë që mban të drejtat e transmetimit të Superligës, Ligës së Parë dhe Kupës së Kosovës, Art Motion.

Deri më tani, kjo kompani nuk ka transmetuar asnjë ndeshje të ekipeve kosovare në garat evropiane.

Në një kohë kur pjesëmarrja e klubeve në garat evropiane është një nga pak rastet për t’u promovuar dhe ndërtuar imazh në arenën ndërkombëtare, mungesa e transmetimeve është një hap prapa për futbollin kosovar – dhe për publikun që mbetet pa mundësi të ndjekë në mënyrë komode ekipet e veta jashtë vendit.

Orges Shehi besnik skemës së tij – ky pritet të jetë formacioni i Ballkanit për sfidën me Shamrock Rovers

Nach oben scrollen