Lojtari i talentuar i klubit Proton Cable Prizreni, Erion Nixha, do të mungojë për një periudhë të gjatë nga parketi për shkak të një lëndimi serioz.
18-vjeçari pësoi këputje të ligamentit të përparmë (ACL) në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së Kosovës U18 kundër Norvegjisë, në kuadër të Kampionatit Evropian të zhvilluar në Rumani, përcjellë “Kërlaçki”.
Pas kthimit në Kosovë, kontrollet mjekësore konfirmuan dëmtimin, i cili do ta mbajë larg fushës për disa muaj.
Gjatë javës së ardhshme, Nixha do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale nga doktori i njohur sportiv, Agron Mahmuti.
Klubi Proton Cable Prizreni ka shprehur mirënjohje për drejtorin e përfaqësueses, Adriatik Rraci, për kujdesin e treguar ndaj lojtarit gjatë kohës së lëndimit.
Nga klubi janë shprehur të bindur se Nixha do të rikthehet edhe më i fortë në parket, pas periudhës së rikuperimit.
