Zachary Athekame (20), nga Young Boys ka kaluar në skuadrën e Igli Tares për një shumë prej rreth 10 milionë eurosh, në një kontratë afatgjatë pesëvjeçare.
Athekame, i cili aktivizohet si mbrojtës i djathtë, ishte një nga gurët e pa zëvëndësueshëm në formacionin e Young Boys gjatë sezonit 2024‑25, duke luajtur të gjitha 8 ndeshjet e Champions League për klubin e tij. Para se të vinte te klubit zviceran, ai kishte pasur eksperiencë në Neuchatel Xamax, ku nisi karrierën profesionale dhe u bë një nga lojtarët kyç brenda pak kohësh.
Sipas profileve zyrtare, Zachary Athekame lindi më 13 dhjetor 2004 në Zvicër, 1,81 m gjatësi trupore dhe ka luajtur për përfaqësuesen e Zvicrës U21 në 10 ndeshje deri në mars 2025. Ai ka përvojë në formacione të ndryshme të mbrojtjes dhe është karakterizuar si lojtar i shpejtë, energjik dhe ofensiv në mbështetje të krahut – duke ofruar ndërhyrje, kapacitet fizik dhe mbulim të krahut