Dy yjet e përfaqësueses së Kosovës po vazhdojnë të shkëlqejnë në fanellën e Sparta Prague, duke qenë vendimtarë në kualifikimin e skuadrës për fazën “play-off” të UEFA Conference League.

Në sfidën e zhvilluar në Armeni, Albion Rrahmani hapi serinë e golave në minutën e 23-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në minutat shtesë, Ermal Krasniqi vulosi fitoren me golin e dytë, duke siguruar kualifikimin e çekëve.
𝗞𝗿𝗮𝘀ný večer z Jerevanu 🙌 pic.twitter.com/ertBjG0o4k
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) August 14, 2025
Goli i Ermal Krasniqit
Ky ishte goli i pestë sezonal për Rrahmanin në 8 ndeshje deri tani: 2 gola të shënuar në kualifikimet e Conference League dhe 3 gola në kampionatin çek.
Për Krasniqin, ky ishte goli i parë në vetëm dy paraqitje me fanellën e Sparta Prague.
Kronika e ndeshjes