Borussia Dortmund “bllokohet” në merkato për shkak të rinovimit të kuzhinës në stadium!

Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka bërë vetëm një afrimi këtë verë për sezonin 2025-26: Jobe Bellingham, i transferuar nga Sunderland për 30.5 milionë euro. Përveç vëllait të vogël të Jude Bellingham, nuk ka pasur asnjë tjetër blerje.

Sipas Bild, përcjellë Kërlaçki, arsyeja nuk lidhet me mungesën e interesit për lojtarë të rinj, por me një problem jashtë fushe: klubi ka shpenzuar një pjesë të madhe të buxhetit për rinovimin e kuzhinës së stadiumit “Signal Iduna Park”. Pas një inspektimi shëndetësor vitin e kaluar, ku struktura u cilësua si “e vjetëruar dhe e paautorizuar”, drejtuesit vendosën të përmbushin standardet ligjore.

Rinovimi i plotë i kuzhinës ka kushtuar 11 milionë euro, rreth një të pestën e buxhetit të klubit, duke kufizuar ndjeshëm shpenzimet për merkato.

Për të bërë afrime të tjera, Dortmund duhet fillimisht të largojë disa nga lojtarët me pagat më të larta, si Niklas Sule dhe Julian Brandt. Mungesa e likuiditetit ka qenë e dukshme edhe më herët këtë verë, kur klubi shiti Jamie Bynoe-Gittens te Chelsea për 56 milionë euro.

Nach oben scrollen