Zymer Bytyqi është larguar nga skuadra e parë e CSKA-së dhe do të stërvitet me ekipin e dytë, pasi ka thyer disiplinën në klub.
Vendimi është marrë nga trajneri kryesor, Dushan Kerkez, pas një shkeljeje disiplinore dhe sjelljeje të papranueshme që bie ndesh me rregulloren e brendshme dhe standardet profesionale të klubit.
Klubi bullgar ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së përgjegjësisë, respektit dhe frymës kolektive brenda grupit, duke theksuar se çdo lojtar që përfaqëson CSKA-në duhet t’i qëndrojë besnik këtyre vlerave.
Bytyqi është pjesë e CSKA Sofjas që nga fillimi i vitit 2024, ku ka 20 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe duke shtuar edhe 2 asistime.
Pjesë e CSKA Sofjas është edhe mbrojtësi Lumbardh Dellova, i cili luan startues.