Dalin në shitje biletat për ndeshjen Steaua – Drita, këto janë çmimet

FCSB ka hapur zyrtarisht shitjen e biletave për ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues në UEFA Europa League ndaj FC Drita.

Sfidën e parë, kampionët e Kosovës do ta zhvillojnë më 7 gusht, në “Arena Kombëtare” të Bukureshtit, me fillim nga ora 20:30.

Të gjitha biletat janë të disponueshme online në platformën zyrtare të klubit rumun. Çmimet variojnë sipas zonës dhe janë si më poshtë: 6 €, 10 €, 20 €, 30 € dhe 40 €.

FC Drita

Një javë më vonë, më 14 gusht, do të luhet ndeshja e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, që do të përcaktojë se cila skuadër do të kualifikohet për në “play-off”-in e Europa League.

Skuadra që eliminohet do të zbresë në raundin “play-off” të Conference League.

Nach oben scrollen