Dellova ndalon stërvitjet me CSKA, në bisedime të avancuara me tre klube të huaja

Dellova

Mbrojtësi kosovar i CSKA-së, Lumbardh Dellova, ka refuzuar të marrë pjesë në procesin stërvitor të skuadrës për shkak të negociatave të avancuara për një transferim të mundshëm.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat edhe menaxheri i tij, Rezard Kashtanjeva, përcjellë “Kërlaçki”.

Së fundmi po diskutojmë të ardhmen e Lumbardhit me disa klube. Derisa të përfundojnë bisedimet, ai nuk do të rikthehet te CSKA dhe nuk do të marrë pjesë as në ndeshje, as në stërvitje”.

”Nuk bëhet fjalë vetëm për Al Nadjman, por edhe për dy kandidatë të tjerë seriozë. Po negociojmë rreth kushteve të klauzolës së largimit dhe deri në finalizim, Dellova do të mbetet jashtë skuadrës ‘kuqe’,” ka deklaruar Kashtanjeva.

26-vjeçari, pjesë e Kombëtares së Kosovës, ka marrë një ofertë tërheqëse nga klubi saudit Al Nadjma, i cili është i gatshëm t’i ofrojë një pagë mujore prej 70 mijë eurosh.

Gjithashtu, klubi nga Arabia Saudite ka shprehur gatishmëri të paguajë klauzolën e lirimit të mbrojtësit, e cila kap vlerën e 900 mijë eurove.

Nach oben scrollen