Ramiz Sadiku ka nisur me fitore sezonin e ri të Ligës së Parë, duke triumfuar në derbin kryeqytetas ndaj 2 Korrikut me rezultat 2-1.
Ndeshja u vendos nga talenti Arjol Bllaca, i cili shkëlqeu në debutimin e tij, duke shënuar të dy golat për skuadrën.
Trajneri Alban Dragusha u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit pas sfidës:
“Jemi skuadra me moshën më të re në ligë, kemi shumë cilësi brenda ekipit dhe shpresojmë shumë që do ta kemi një sezon shumë të mirë,” deklaroi Dragusha për “Kërlaçki”.

Dragusha thoë se skuadra e tij nuk është në mesin e favoritëve, por gjithsesi ka besim të madh te futbollistët që ka në dispozicion.
“Nuk jemi në mesin e favoritëve, por kemi besim të jashtëzakonshëm te ky grup i futbollistëve që kemi në organikën tonë”.
Në xhiron e dytë, kryeqytetasit do të jenë mysafir të Istogut.
Më pas Ramiz Sadiku pret në shtëpi skuadrën e Prizrenit.

Trepça nis sezonin bindshëm, Baliqi i kënaqur: Dominuam nga minuta e parë!