Skuadrat kosovare kanë zhvilluar dy ndeshje mjaft konkurruese në kuadër të Ligës së Konferencës. Drita u përmbys në udhëtim ndaj gjigandit rumun FCSB, duke shënuar dy gola e para por në fund pësuan 2-3. Ndërkohë, Ballkani shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Shamrock Rovers në Prishtinë, me një supergol të Adetunji në pjesën e dytë.
FCSB – DRITA 3-2
Drita e nis furishëm, por pëson përmbysje në fund ndaj FCSB-së
Drita zhvilloi një ndeshje të guximshme në transfertë ndaj FCSB-së në Ligën e Konferencës, duke shënuar dy gola dhe udhëhequr deri në minutën e 64-t, por u përmbys në fund, duke pësuar humbje 3:2.
Skuadra gjilanase kaloi në epërsi që në minutën e 7-të me golin e Veton Tushës, ndërsa në minutën e 50-të Arb Manaj shënoi për 0:2, pas asistimit të Blerim Krasniqit. FCSB reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, duke barazuar me Birligean (64’) dhe Graovacin (72’).
Drama erdhi në minutën e 90+3, kur Rron Broja shkaktoi penallti dhe Daniel Birligea e konvertoi për fitoren 3:2 të rumunëve. Pavarësisht lojës së mirë, Drita largohet pa pikë, por me shpresë për ndeshjen kthyese në Prishtinë.

Arb Manaj dyfishon epërsinë pas superasistimit nga Blerim Krasniqi
BALLKANI – SHAMROCK 1-0
Kampioni i Kosovës, Ballkani, e nisi me fitore fushatën në Ligën e Konferencës, duke mposhtur Shamrock Rovers me rezultat minimal 1:0 në Prishtinë. Goli i vetëm u shënua në minutën e 56-të nga sulmuesi Sunday Adetunji, pas një veprimi individual të shkëlqyer. Skuadra e Ilir Dajës kishte raste të shumta për të thelluar epërsinë, sidomos me tentimet e Kryeziut dhe Giovanni-t, por mungoi konkretizimi. Portieri Goluboviç ndërhyri në disa raste kyçe për të ruajtur fitoren.
RASTET LIVE:
82′ Giovanni gjuajtje e ulët ballore para zonës, skaj pingulës.
80′ Adetunji nuk reagon mirë nga një top i dhënë nga e djathta, kap portieri.
70′ Kryeziu nga e majta, por intervenon portieri.
59′ Çfarë rasti të Ballkanit, dy tentime rresht, në fund Kryeziu i vetëm me portier gjuan mbi portë, e pabesueshme.
56′ GOOL Sunday Adetunji super aksion para zonës, i ikën me mashtrim mbrojtësit nga e majta kur ai po priste të gjuante me të djathtën dhe mposhtë portierin McGinty – 1-0.
Drita mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj FCSB-së – Ballkani pa gola