Duan fitore historike – kështu pritet të rreshtohet Drita e Zekirija Ramadanit për ndeshjen ndaj FCSB

Sonte në orën 20:00, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arenë e një ndeshjeje të madhe europiane, ku Drita do të përballet me kampionin e Rumanisë, FCSB, në raundin e tretë të Europa League.

Sfida e parë në Bukuresht përfundoi 3-2 për vendasit, megjithatë gjilanasit habitën duke kaluar në epërsi 2-0 brenda pak minutash.

Trajneri Zekirija Ramadani, në konferencën për shtyp, ka shprehur besim se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin dhe të sigurojë një kualifikim historik.

Zekirija Ramadani

Megjithatë, bardhekaltrit do të zbresin në fushë pa dy titullarë të rëndësishëm. Mesfushori Liridon Balaj mungon për shkak të suspendimit, ndërsa mbrojtësi kolumbian Camilo Mesa ka pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.

Rreshtimi i mundshëm pritet të jetë 4-4-2: në portë Faton Maloku; në mbrojtje Besnik Krasniqi në të djathtë, Egzon Bejtullai dhe Raddy Ovouka në qendër, Blerton Sheji në të majtë.

FCSB - Drita 0-1
FCSB – Drita, pamje nga ndeshja e parë

Mesfusha me Rron Brojën dhe Albert Dabiqajn në qendër, Veton Tushën në krahun e djathtë dhe Almir Ajzerajn në të majtë. Sulmi pritet të udhëhiqet nga dyshja Arb Manaj – Blerim Krasniqi.

Përforcimi më i fundit, Kristal Abazaj, mund të ketë minuta më të shumta këtë herë, në varësi të gjendjes së tij fizike, duke i shtuar arsenalit gjilanas edhe më shumë fuqi ofensive.

Atmosfera në Prishtinë pritet të jetë elektrizuese, me tifozët e Dritës të vendosur të japin mbështetje maksimale për skuadrën që ëndërron kualifikimin.

#post_seo_title
Nach oben scrollen