Rilindja u mposht sot në Pejë nga Liria me rezultat 3:1, duke nisur në mënyrë negative edicionin e ri të Ligës së Parë.
Pavarësisht disfates, trajneri i skuadrës pejane, Faruk Statovci, vlerësoi paraqitjen e lojtarëve të tij dhe theksoi se rezultati nuk reflektoi gjithnjë ekipin më të mirë në fushë.
“Realisht ishte një lojë e mirë. I falënderoj lojtarët e mi që dhanë maksimumin. Nuk mendoj se fitoi ekipi më i mirë, pasi na u shfaqën disa gabime, si te goli i parë kur portieri humbi topin nga duart, apo te goli i dytë”, deklaroi Statovci për “Kërlaçkin”.

Ai shtoi se skuadra kishte mundësi pas golit të tyre, por nuk i shfrytëzoi dhe u dënuan nga goli përfundimtar i kundërshtarit.
“Pas shënimit të golit tonë patëm raste, por nuk i shfrytëzuam, dhe në fund na dënoi kundërshtari me një gol përfundimtar”.
“Kush gabon më shumë, e humb ndeshjen. Lirisë i dëshiroj sukses, ndërsa ne kemi një ekip me ambicie që lufton për mesin e tabelës”, shtoi Statovci.
Golat për Lirinë u shënuan nga Zogaj, Kurtaj dhe Kambato.
Trepça nis sezonin bindshëm, Baliqi i kënaqur: Dominuam nga minuta e parë!
Dragusha: Jemi skuadra më e re në ligë, presim një tjetër kampionat të suksesshëm!