Vetëm një javë na ndan nga starti i kampionatit, ndërsa kjo fundjavë shënon fazën përfundimtare të përgatitjeve për skuadrat pjesëmarrëse. Shumica e ekipeve tashmë kanë krijuar formacionet dhe strategjitë e tyre, ndërsa sot do të zbresin në fushë për ndeshjet e fundit testuese.
Drita është kthyer nga Bukureshti, ku zhvilloi takimin e parë ndaj FCSB-së, dhe tani po përgatitet për ndeshjen kthyese. Në anën tjetër, kampioni në fuqi, Ballkani, po përgatitet për një udhëtim të gjatë drejt Dublinit në Irlandë. Ndërkohë, ekipet e tjera të Superligës dhe Ligës së Parë do të masin forcat në disa miqësore brenda vendit.
Programi i ndeshjeve miqësore të sotme:
-
Malisheva – Prishtina
Stadiumi “Liman Gegaj”, ora 17:30 -
Liria – Ferizaj
Stadiumi “Përparim Thaçi”, ora 17:30 -
2 Korriku – Podujeva
Stadiumi i 2 Korrikut, ora 17:00