Ludogorets mposhtet nga Ferencvarosh – tani e pret Shkëndija në play-off të Ligës së Europës

Ferencvarosh - Ludogorets

Ferencvarosh dominoi dhe fitoi 3-0 ndaj Ludogoretsit, duke siguruar kalimin në play-off të Ligës së Europës, ku bullgarët do të përballen me Shkëndijën në ndeshjen e parë më 21 gusht në Shkup.

Hungarezët shënuan që në pjesën e parë me Barnabas Vargën (38’), ndërsa në fraksionin e dytë shtuan edhe dy gola të tjerë – sërish Varga (79’) dhe Gabor Szalai (86’). Ludogorets pati momente të mira, madje realizoi një gol të anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje, por nuk arriti të përmbyste rezultatin.

Pas kësaj humbjeje, skuadra bullgare do të kërkojë ringritjen në ndeshjen e parë të play-off-it kundër Shkëndijës, që zhvillohet më 21 gusht në Shkup, përpara sfidës së kthimit në Bullgari.

Nach oben scrollen