Messi nuk ndalet, vendimtar në fitoren e Inter Miamit!

Leo Messi

Lionel Messi shkëlqeu sërish në fitoren 3:1 të Inter Miamit ndaj Los Angeles Galaxy, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist.

Ndeshja u zhvillua të dielën, ku Inter Miami tregoi dominim të qartë në pjesën e dytë të takimit.

Goli i parë për Inter Miamin u shënua në minutën e 43-të nga Jordi Alba, pas një asistimi të saktë nga Sergio Busquets.

Në minutën e 84-t, Rodrigo de Paul asistoi për Messin, i cili realizoi për rezultatin 2:1.

Vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 89-të, Messi u shndërrua në asistues, duke shërbyer për Luis Suarezin, i cili vulosi fitoren me rezultatin përfundimtar 3:1.

Nach oben scrollen