Reprezentuesi shqiptar, Mirlind Daku ka filluar sezonin në mënyrë të zjarrtë – ai sonte përveç shënoi dy gola i siguroi skuadrës së tij tre pikë të reja
Они знали, кто всё решит! 🔥
На игре с «Зенитом» наши болельщики устроили масштабный перформанс в поддержку Даку, а Мирлинд отблагодарил их решающим голом на 90-й минуте 👏🏻
Вместе мы сила! ❤️💚 pic.twitter.com/iTrAvRXZGU
— «Рубин» Казань (@fcrk) July 30, 2025
Rubin Kazan ka mposhtur Sochin në ndeshjen e javës së tretë të Premierës Ruse. Të dy golat ka shënuar sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku.
Në minutën e 12-të, Daku fitoi një penallti pas një depërtimi të fuqishëm në zonën kundërshtare dhe vetë mori përgjegjësinë për ta realizuar. Me një gjuajtje të saktë dhe të fuqishme në këndin e poshtëm, ai kaloi Rubin Kazanin në epërsi 1-0.
Ky ishte goli i tretë i tij në po aq ndeshje radhazi – dy në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Rusisë – duke e kthyer në liderin ofensiv të skuadrës nga Kazani.
Ndërsa golin e tij të 4-të sezonal dhe të fitores së vendasve (2-1) të tre pikëve shënoi në minutën e 78-të.
Me këtë fitore, Rubin Kazan ka arritur në shifren prej 7 pikëve, 2 fitore dhe një barazim.
Në formacionin startues për Rubinin, përveç Dakut, u paraqitën nga minuta e parë edhe Dardan Shabanhaxhaj dhe Veldin Hoxha.
Shih golin e parë
Vet e fitoi, vet e shënoi – Mirlind Daku vazhdon me gola në Rusi