Pas “Fadil Vokrrit”, edhe në një stadium të njohur ndalet energjia elektrike

Poljud në terr

Kushtet dramatike të motit në Split nuk lejuan që të niste në kohë ndeshja e javës së parë të HNL-së mes Hajdukut dhe Istrës.

Problemet nisën para se të dëgjohej fishkëllima e parë e gjyqtarit, kur vetëm pak minuta para orarit zyrtar të fillimit, stadiumi mbeti pa energji elektrike.

Takimi ishte planifikuar të fillonte në orën 21:00, por për shkak të ndërprerjes së energjisë dhe stuhisë së fortë që përfshiu Splitin, u vendos që ndeshja të shtyhej fillimisht për në 21:30.

Poljudi në terr
Poljudi në terr

Pas rreth dhjetë minutash, energjia u rikthye dhe reflektorët u ndezën, por paqartësitë për zhvillimin e ndeshjes mbetën për shkak të kushteve atmosferike.

Era e fortë, reshjet e dendura të shiut dhe bubullimat krijuan një skenë kaotike që më shumë ngjante me një film katastrofash sesa me një ngjarje sportive.

Më pas, nisja e ndeshjes u shty sërish për në 21:45, kur gjyqtari kryesor së bashku me kapitenët e ekipeve testuan fushën dhe kërcimin e topit.

Në fund u mor vendimi që ndeshja të zhvillohet, megjithëse me një vonesë prej gati një ore, ndërsa Hajduku fitoi 2-1, kurse futbollisti Ron Raçi nuk iu dha raste të debutonte nga bankina, ndërsa Adrion Pajaziti u paraqitë për 90-minuta.

Poljud në terr
Poljud në terr
Nach oben scrollen