Pep Guardiola drejt divorcit përfundimtar pas gati 30 vitesh martesë

Pep Guardiola dhe Cristina Serra

Pas gati tri dekadash bashkëjetese, ndarja mes trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola, dhe bashkëshortes së tij, Cristina Serra, po bëhet e pashmangshme. Sipas The Sun, përcjellë Kërlaçki, procesi i ndarjes pritet të përfundojë në javët e ardhshme dhe të bëhet publik brenda muajit tjetër.

Ajo që në fillim dukej si një ndarje e qetë, tani ka marrë një kthesë më të tensionuar, duke kaluar nga një raport i ngushtë në një bashkëjetesë thjesht formale, për shkak të negociatave të vështira.

Gazetarja Laura Fa, në podcastin “Mamarazzis”, dhe detaje, si “Nënshkrimi i këtij divorci është i menjëhershëm. Është e qartë që marrëdhënia romantike mes tyre ka marrë fund”. Lajmi ka ngritur shqetësime për ndikimin që kjo krizë personale mund të ketë në të ardhmen e Manchester Cityt, pikërisht në prag të një sezoni të ri sportiv.

Sipas raportimeve, Pep dhe Cristina kishin vendosur t’i jepnin fund marrëdhënies që në dhjetor, menjëherë pas rinovimit të kontratës së Guardiolës me Manchester Cityn deri në vitin 2027 – një vendim që mendohet të ketë qenë “pikë kthesë” për Cristinën. Megjithatë, ata kanë arritur marrëveshje për të ndarë të njëjtin avokat në mënyrë që procesi të mos përshkallëzohet.

Pep Guardiola dhe Cristina Serra
Pep Guardiola dhe Cristina Serra

Cristina Serra, 52 vjeç, themeluese e një kompanie mode, nuk arriti të përshtatej me jetën në Manchester dhe u rikthye në Spanjë pesë vite më parë. Ata vazhdojnë të kenë lidhje familjare, dhe muajin e kaluar u panë në një koncert të grupit Oasis në Heaton Park, por të ndarë, secili me fëmijët e tyre, Maria (24) dhe Marius (22), pa u shfaqur bashkë në asnjë foto.

Gazetarja Lorena Vasquez, pjesë e ekipit të “Los Mamarazzis”, konfirmoi në televizion se procesi i divorcit po zhvillohet në mënyrë “miqësore”, me të dy palët që përfaqësohen nga i njëjti avokat. Një udhëtim i shkurtër tre-ditor në Barcelonë gjatë Pashkëve ngjalli zëra për një pajtim të mundshëm, por burime pranë çiftit e përjashtojnë këtë skenar.

Kjo ndarje vjen në një moment të ndjeshëm për Guardiolën, i cili po përjeton krizën më të thellë të rezultateve në karrierën e tij si trajner. Ndonëse ka njoftuar se do të largohet nga Manchester City në vitin 2027 “për t’u përqendruar te vetja”, situata personale ka ndezur debat për ndikimin e saj të mundshëm në atmosferën brenda skuadrës.

Nach oben scrollen