Përkulje ndaj historisë: Gvardiol nderon Modriçin te shtëpia e shkatërruar të fëmijërisë

Përkulje ndaj historisë: Gvardiol nderon Modriçin te shtëpia e shkatërruar të fëmijërisë

Joško Gvardiol ka bërë një gjest të veçantë dhe emocional gjatë pushimeve të tij në Kroaci, duke vizituar shtëpinë e shkatërruar të fëmijërisë së Luka Modrić në fshatin Zaton Obrovački.

Pikërisht aty, në vitin 1991, gjatë luftës në ish-Jugosllavi, u vra gjyshi i Modrićit, ndërsa familja e tij u detyrua të largohej si refugjatë, përcjellë “Kërlaçki”.

Pamjet që qarkulluan në rrjet tregojnë Gvardiol duke qëndruar para rrënojave të shtëpisë, në një akt nderimi për historinë dhe vuajtjet që kanë ndikuar në formimin e një prej futbollistëve më të mëdhenj kroatë të të gjitha kohërave.

Ky veprim u prit me shumë emocione nga tifozët dhe mediat në Kroaci.

Modrić, i cili ka folur shpesh për historinë e dhimbshme të familjes së tij, është bërë simbol i qëndresës dhe suksesit, duke u ngritur nga një fëmijë refugjat në fitues i Topit të Artë dhe kampion evropian me Real Madridin.

Gesti i Gvardiol shihet si një dëshmi e respektit dhe frymëzimit që Luka përfaqëson për brezat e rinj.

Përkulje ndaj historisë: Gvardiol nderon Modriçin te shtëpia e shkatërruar të fëmijërisë
Përkulje ndaj historisë: Gvardiol nderon Modriçin te shtëpia e shkatërruar të fëmijërisë
Nach oben scrollen