Rastet dhe golat: Fitorja dramatike e Prishtinës ndaj Dukagjinit në Klinë!

Prishtina

Dukagjini dhe Prishtina zhvilluan një nga ndeshjet më emocionuese të xhiros së parë në elitën e futbollit kosovar, me kryeqytetasit që në fund dolën fitues në Klinë me rezultat 3-2.

Prishtina pati një pjesë të parë të shkëlqyer, duke kaluar në epërsi 2-0 falë golave të Ilievskit dhe Baftiut, përcjellë “Kërlaçki”.

Megjithatë, vendasit nga Klina nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në pjesën e dytë me golat e Maliqit dhe Sinanit, duke rikthyer emocionet në stadium.

Por në minutat e fundit, ishte Veliu ai që realizoi golin e fitores për Prishtinën, duke vulosur një përballje dramatike dhe një fillim pozitiv për bardhekaltrit në sezonin e ri.

Të gjitha golat dhe momentet më interesante nga ndeshja mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme:

Nach oben scrollen