Ron Raçi luan 90 minuta të plota në fitoren bindëse të Hajdukut

Ron Raçi

Pas eliminimit nga Dinamo e Tiranës në garat evropiane, Hajduku i Splitit duket se po rikthehet në formë. Në fitoren e pastër 3-0 ndaj Slaven Belupos, mbrojtësi kosovar Ron Raçi ishte titullar dhe luajti të gjithë ndeshjen.

Qendërmbrojtësi 20-vjeçar dha një paraqitje shumë solide në prapavijë, duke ndihmuar ekipin e tij të mbajë portën e paprekur. Sipas platformës Flashscore, Raçi u vlerësua me notën 7.6 – një ndër më të lartat në skuadër, duke u tejkaluar vetëm nga katër futbollistë të tjerë të Hajdukut.

Raçi iu bashkua Hajdukut këtë verë nga skuadra e Prishtinës, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e Ramiz Sadikut në Kosovë. Performanca e tij e sotme tregon se po përshtatet shpejt me nivelin e futbollit kroat dhe është një aset premtues për të ardhmen.

Nach oben scrollen