Sot do të fillojnë ndeshjet e para të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, ku Shkëndija do të përballet me ekipin e Qarabağut nga Azerbajzhani.
Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut në rrethin e tretë kualifikues avancoi pasi e eliminoi kampionin rumun, FCSB.
Shkëndija arriti që ta mposht skuadrën e madhe rumune në të dyja ndeshjet dhe shpresat janë shtuar edhe më shumë, për të arritur më lartë se sa në Ligën e Konferencës.

Ndeshjet e tjera të para të raundit të tretë kualifikues në garën kryesore të klubeve të futbollit evropian do të luhen nesër dhe të mërkurën, më 6 gusht.
Ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 12 gusht.
Orari i ndeshjeve të para të raundit të tretë kualifikues është si më poshtë:
Sot:
19:00 Malmö (Suedi) – Copenhagen (Danimarkë)
20:00 Dynamo Kyiv (Ukrainë) – Pafos (Administrata Greke Qipriote)
20:00 Shkëndija (Maqedoni e Veriut) – Qarabağ (Azerbajxhan)
20:45 Rangers (Skoci) – Viktoria Plzen (Çeki)
E mërkurë, 6 gusht:
17:00 Kairat Almaty (Kazakistan) – Slovan Bratislava (Sllovaki)
19:00 Salzburg (Austri) – Club Brugge (Belgjikë)
19:30 Ludogorets (Bullgari) – Ferencvaros (Hungari)
20:30 Lech Poznan (Poloni) – Crvena Zvezda (Serbi)
21:00 Nice (Francë) – Benfica (Portugali)
21:00 Feyenoord (Holandë) – Fenerbahçe (Turqi)