Një video e re tronditëse ka dalë në internet, duke treguar momentet kur tifozët e Crvena Zvezdës, të njohur si “Delije”, përplasen dhunshëm me forcat policore në Beograd.
Ngjarja ndodhi para fillimit të ndeshjes së kthimit kundër skuadrës Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Rajko Mitiç” (ish-Marakana), ku Zvezda siguroi një fitore të thellë 5:1, duke kaluar në rrethin e tretë kualifikues.
Megjithatë, atmosferën para ndeshjes ishte e “zjarrtë”, përleshje e ashpër mes tifozëve dhe policisë, e cila ndodhi në zonën pranë tribunës veriore të stadiumit. Sipas videos së publikuar, tifozët kanë rrethuar policinë nga dy anë dhe kanë nisur sulmin fizik.
Pamjet filmike tregojnë momente dramatike dhe niveli i dhunës ndaj policisë ishte i lartë. Shkaku i saktë i përplasjes nuk është konfirmuar zyrtarisht, por duke parë situatën politike në Serbi, edhe pse C. Zvezda është klub pro-regjimit të Vuçiqit, mbase tifozët e klubit të tij të “zemrës” kanë filluar të “ndërrojnë anë”.