Trepça nis sezonin bindshëm, Baliqi i kënaqur: Dominuam nga minuta e parë!

Emin Baliqi

Trajneri i Trepçës, Emin Baliqi, shprehu kënaqësinë për fitoren e skuadrës së tij ndaj Istogut me rezultat 4-1.

Mitrovicasit treguan një formë të qëndrueshme, duke mos rrezikuar për asnjë moment dominimin e tyre në fushë.

“Ishte një ndeshje e përgatitur mirë dhe rezultati e tregon më së miri. Që nga fillimi neutralizuam kundërshtarin dhe dominuam gjatë gjithë takimit,” deklaroi Baliqi për “Kërlaçkin”.

Trajneri shtoi se lojtari performanca e skuadrës kishte kënaqur tifozët në stadium, pavarësisht kushteve të vështira për shikuesit.

“Ishte një lojë që besoj i ka kënaqur të pranishmit në stadium, edhe pse kushtet për shikuesit janë katastrofale. Përgëzoj mediumin tuaj për përcjelljen e vazhdueshme të Ligës së Parë“, shtoi ai.

Emin Baliqi dhe Shpëtim Fetahu
Emin Baliqi dhe Shpëtim Fetahu

Golashënuesit për “Xehetarët” ishin Anni Kenneth me dy gola, Padu Carvalho dhe Sylas Gabriel.

Trepça këtë edicion ka synim rikthimin në Superligë, pas shumë vitesh mungesë aty.

Në xhiron e ardhshme mitrovicasit do të jenë mysafirë të Prizrenit.

Trepca-Istogu 4:1
Trepca-Istogu 4:1
Nach oben scrollen