Skuadra e Llapit është përforcuar me sulmuesin 20-vjeçar nga Kongo, Bienvenu Patient Elanga.
Ai luan në krahun e majtë të sulmit dhe i është bashkuar menjëherë ekipit në përgatitjet për sezonin e ri.
“Elanga më parë ka qenë pjesë e klubit Girnespor, ku ka fituar përvojë të rëndësishme para se të transferohej te Llapi”.
Me shpejtësinë, teknikën dhe përkushtimin e tij për të dhënë më të mirën, ai pritet të jetë një aset i vlefshëm për skuadrën tonë në sfidat që na presin”.
“Besojmë se Bienvenu do të përshtatet shpejt me grupin dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave tona”, thuhet në njoftimin e klubit të publikuar në Facebook të shtunën.
